Site icon Telegrafi

DY VAJZAT E MIA

Poezi nga: Victor Hugo
Përktheu: Sotir Caci

Në vagullim të mbrëmjes që bie dalëngadalë,
Njëra posi një mjellmë dhe tjetra si lumbardhë,
Të bukura e gazmore të dyja, o mrekulli!
Shikoni, motra e madhe dhe e vogla përbri
Atje tek hyrja e kopshtit, sa bukur janë ulur!
Karafilat e bardhë sipër tyre përkulur,
Në një saksi mermeri, ku flladi i lëkund,
Sodisin këtë pamje qe s’është parë gjëkund.
E fërgëllojnë në hije, e duken buzë saksisë,
Si flutura në erë, të ngrira prej mahnisë.

Exit mobile version