Site icon Telegrafi

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

E ardhmja e Frenkie de Jong vazhdon të jetë e paqartë, pasi ka dy vite që emri i tij lakohet për një largim nga Barcelona.

Por duket se vera e vitit 2025 do të jetë vendimtare për largimin e holandezit nga Camp Nou, pasi katalunasit janë të gatshëm ta shesin atë.

E ardhmja e ‘tulipanit’ duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, pasi dy top klube janë vënë pas tij.

Lexo po ashtu Saga e De Jong po shkon drejt fundit – holandezi merr vendimin kyç për të ardhmen e tij

Sipas TBR Football , Arsenali dhe Liverpool e kanë bërë prioritet transferimin e De Jong dhe janë duke planifikuar të përgatitin ofertë për Barcelonën.

27-vjeçari nuk po luan rregullisht si titullar te Barcelona dhe është pajtuar me faktin për tu larguar nga klubi.

Lexo po ashtu Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona ka shpenzuar 86 milionë për transferimin e De Jong në vitin 2019 dhe synon që nga largimi i holandezit të fitojë të paktën gjysmën e kësaj shume.

Mesfushori ‘tulipan’ këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version