Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste, njëra në Prishtinë e tjetra në Fushë Kosovë ku dyshohen se kanë bërë vetëvrasje, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.
Rasti në Prishtinë ka ndodhur të enjten në ora 11:29, ndërkaq në Fushë Kosovë ka ndodhur po të enjten në orët e mbrëmjes, 22:45.
Lexoni raportin e policisë për këto dy raste:
Prishtinë, 02.03.2023 – 11:29. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
Fushë Kosovë, 02.03.2023 – 22:45. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga një objekt banesor. Njësiti policor përkatës ka dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit iniciohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion IML. /Telegrafi/