Dy anëtarë të grupit të krahut të djathtë ekstrem, “Proud Boys” u dënuan me burgim për udhëheqjen e një trazire në Kongresin amerikan.
Dominic Pezzola (46), i cili u dënua për sulm ndaj policisë dhe pengim të procedurave zyrtare, u dënua me 10 vjet burg.
Ethan Nordean, 32 vjeç, i cili udhëhoqi marshimin e grupit drejt Capitol Hill më 6 janar të vitit 2021, u dënua me 18 vjet burg pas aktakuzës për organizimin e një trazire.
Ish-kreu i grupit, Enrique Tarrio, do të dënohet javën e ardhshme, raporton bbc.
This Proud Boys loser — who “stormed the f*cking Capitol, took the motherf*cking place” — was sentenced today to 17 years in prison on seditious conspiracy charges.
👉What do YOU think a fair sentence would have been?pic.twitter.com/baDiIWHRzO
— Jon Cooper (@joncoopertweets) August 31, 2023
Para se të dënohej, Nordean i tha gjykatës se “unë do të doja të kërkoja falje për mungesën e udhëheqjes atë ditë” dhe trazirat i quajti “një tragjedi të plotë”.
“Më vjen keq për të gjithë ata që u kam bërë padrejtësi direkt apo indirekt”, tha ai.
Nordean, nga shteti i Uashingtonit, mori pseudonimin “Rufio Panman” dhe ishte i mirënjohur brenda grupit për zënkat e shpeshta me aktivistët antifa në Paqësorin Veriperëndimor.
Dënimi i tij është një nga më të mëdhat e dhëna ndonjëherë ndaj një të pandehuri për trazirat e Capitolit. Stewart Rhodes, udhëheqësi i milicisë Oath Keepers, u dënua gjithashtu me 18 vjet burg në fillim të këtij viti. /Telegrafi/