Dy policë nga Londra akuzohen se përmes aplikacionit WhatsApp, kanë shpërndarë fotografitë e trupave të dy motrave të vrara.
Ato besohet se ishin vrarë në park nga vëllai. Deniz Jaffer, 47-vjeç dhe Jamie Louis, 33, janë shpallur fajtor për sjellje të pahijshme derisa ishin në vendin e tyre të punës, transmeton Telegrafi.
Ata kishin përfillur urdhrat që të ruajnë zonën e rrethuar, ku motrat Nicole Smolman dhe Biba Henry u gjetën të vdekura në shkurret e parkut në Wembley.
Pa ndonjë autorizim janë futur në zonën e rrethuar ku është kryer krimi dhe kanë fotografuar trupat e tyre të pajetë. Deniz dhe Jamie më pas i kanë shpërndarë fotografitë te policët e tjerë dhe miqtë dhe atë përmes aplikacionit WhatsApp.
Gjykatësi Mark Lucraft ka thënë se policët sipas të gjitha gjasave do të dënohem me burgim. Ai më pas shtoi se policët kishin tejkaluar kompetencat – për faktin se u është thënë vetëm të sigurojnë zonën ku ishte kryer krimi.
“Ju i keni fotografuar kufoma, e më pas ua keni dërguar tjerëve. Ajo çfarë keni bërë është serioze”, tha gjykatësi.
E nëna e vajzës së vrarë Mina Salman i ka quajtur policët me nofkat “Grozni 1” dhe “Grozni 2”.
Në gjykatë është bërë e ditur se fotografimi i kufomave nga policët kanë rrezikuar edhe hetimet me hyrjen e tyre në vendin ku është kryer krimin – duke rrezikuar hapësirën që të kontaminohet.
Njëri prej policëve nuk është ndalur me kaq- ka edituar trupat e pajetë të vajzave me fotoshop, duke shtuar në to fytyrën e tiji, e ato në sfond qëndronin të shtrira.
Kujtojmë që adoleshenti nga Britania e Madhe, është dënuar sot me 35 vite burgim, pasi në mënyrën më brutale vrau dy motrat. Kufomat e tyre u zbuluan pas një hetimi të gjatë. /Telegrafi/