Ky është momenti rrëqethës kur dy pilotëve të një aviokompanie komerciale u shfaqet para syve një objekt i paidentifikuar fluturues derisa ishin duke udhëtuar me aeroplan, ndërsa objekti i paidentifikuar as që shfaqej në radarin e tyre.
Videoja është postuar në YouTube nga kapiteni Ruud Van Pangemanan, ku shihen dy pilotë duke pilotuar Boeing 747 që po udhëtonte nga Arabia Saudite drejt Nigerisë, transmeton Telegrafi.
Dyshja krejt befasisht shohin objektin që ata e përshkruan si tejet të shndritshëm dhe që fluturonte lirshëm në qiell.
Sipas kapitenit Ruud, objekti i paidentifikuar u shfaq rreth 30 minuta, pasi kishte filluar udhëtimi i tyre me aeroplan. Videoja është titulluar interceptimi i UFO-ve nga kapiteni Ruud.
“Kjo është përvoja ime që kam parë diçka të çuditshme apo UFO”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/