Të shtunën, rreth orës 18:11 minuta, ka ndodhur një plaçkitje në termocentralin “Kosova A” në Obiliq.
Policia njofton se dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur 600 euro.
“Më 14.12.2019, në ora 18:11, policia është njoftuar për një grabitje tek ‘Kosova A’-Obiliq. Policia ka kontaktuar me ankuesin (arkëtar) i cili deklaron se dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me revole dhe tjetrin me një thikë, e kanë sulmuar dhe i kanë grabitur 600 Euro”, kanë thënë Policia.
Ndërkaq, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar se ka iniciuar rastin më tej./Telegrafi/