Telegrafi

Dy milionë udhëtarë, nga hapja e rrugës Durrës-Kukës-Morinë

Që nga hapja, më shumë se një vit më parë, mendohet se këtë rrugë e kanë përshkuar rreth 2 milionë udhëtarë.

Rreth 12 mijë turistë shqiptar dhe me shumë së 3000 automjete lëvizin çdo ditë nëpër këtë rrugë të njohur tashmë si rruga e kombit. Vetëm gjatë muajit korrik këtë rrugë e përshkruan 337 mijë persona, ndërkohë që një fluks me i madh vërehet gjatë këtij muaji.

Tunelet e Kalimashit me gjatësi rreth 6 kilometra janë pjesa me e rëndësishme dhe me tërheqëse e rrugës se re. Në njërin prej dy tuneleve kompania amerikane turke “Bektel & Enka” vazhdon ende punimet, ndërsa automjetet lëvizin vetëm nëpër tunelin e krahut lindor i cili është vetëm me një kalim. /Telegrafi/