Site icon Telegrafi

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Dy lojtarët e Rayo Vallecanos, portieri Augusto Batalla dhe mesfushori Pedro Diaz, ishin të zemëruar se skuadrës së tyre iu mohua një gol në humbjen 1-0 ndaj Barcelonës. 

Ata i referohet golit të barazimit në pjesën e parë të Rayo Vallecanos, i cili u anulua, mes shumë polemikash. 

Megjithatë, Inigo Martinez u faulua brenda zonës nga një pozicion jashtë loje i Randy Nteka dhe kjo bëri që skuadra e VAR të anulojë golin.  

 

“Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, por mendoj se ishte një gol i vlefshëm për ne!”, deklaroi portieri Augusto Batalla. 

Edhe mesfushori i Rayos, Pedro Diaz shprehu konfuzionin e tij se pse goli i skuadrës së tij kundër Barcelonës u anulua. 

“Nuk e kuptojmë pse ata e anuluan golin tonë. Ata thanë se ishte në pozicion jashtë loje për atë që ai e bllokoi. Ne nuk e kuptuam, por duhet të vazhdojmë përpara”. 

Lexo po ashtu Mes polemikave, Barcelona merr tri pikë me një penallti për tu ngjitur në krye 

“Në futboll, ne të gjithë kapemi pak për të bllokuar, por është interpretimi i gjyqtarit dhe ne duhet ta respektojmë atë”, deklaroi Diaz.  

 Barça arriti në golin e Robert Leëandoëskit nga penalltia ta fitojë ndeshjen dhe të kthehet në krye të renditjes së La Ligës. /Telegrafi/  

Exit mobile version