Site icon Telegrafi

Dy kitaristët e rinj nga Mitrovica do të përformojnë të shtunën në muzeun e qytetit

Posteri për mbajtjen e koncertit nga dy kitaristët, të shtunën në Muzeun e Mitrovicës

Dy kitaristët e rinj nga Mitrovica, Tringa Sadiku dhe Diar Aliu, do të përformojmë për herë të parë të shtunën në muzeun e qytetit.

Ky koncert do të fillojë në orën 19:00 dhe sipas njoftimit, hyrja do të jetë falas, shkruan Telegrafi.

“Dy kitaristët e rinj dhe të talentuar nga Mitrovica, Tringa Sadiku dhe Diar Aliu, që na bëjnë krenarë përtej kufijve, do të performojnë për herë të parë së bashku në vendlindjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se kjo është një “mundësi unike” për të shijuar mjeshtërinë e tyre artistike.

“Ju mirëpresim të gjithë për të mbështetur dhe shijuar artin dhe talentin e brezit të ri”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version