Site icon Telegrafi

Dy golat e Muriqit po ‘gjunjëzojnë’ Qipron pas 45 minutave të para

Kosova e ka përfunduar pjesën e parë ndaj Qipros me epërsi prej 2-0 falë një performance fantastike të sulmuesit Vedat Muriqi.

Muriqi ishte autor i dy golave në këtë takim, duke shënuar fillimisht në minutën e tetë nga pika e bardhë për 1-0 dhe pastaj në minutën e 20-të me kokë për rezultatin 2-0.

Përveç Muriqit në këtë takim vlen të theksohet edhe paraqitja fantastike e Donat Rrudhanit i cili e fitoi penalltinë e konkretizuar në gol nga Muriqi si dhe asistoi tek goli i tij i dytë.

Kosova pati edhe një tjetër mundësi të artë shënimi me anë të Ermal Krasniqit, i cili në minutën e 38-të dështoi të shënojë përballë portierit.

Tek ‘Dardanët’ po vërehet një qasje më ndryshe në lojë në krahasim nga ndeshja me Rumaninë e cila duket se ka çuar një sinjal të qartë në zhveshtore.

Shpresojmë që të vazhdojmë edhe në pjesën e dytë me këtë ritëm dhe eventualisht të rrisim numrin e golave të shënuar.

Në rast se Kosova në fund arrin të arkëtojë tri pikët, atëherë do të ngjitej në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Qipron./Telegrafi/

Exit mobile version