Site icon Telegrafi

Dy gjigantët evropianë ‘në luftë’ të ashpër për shërbimet e Ten Hagut

Erik Ten Hag po monitorohet ende nga Bayern Munichu dhe Ajaxi teksa e ardhmja e tij tek Manchester United është në rrezik serioz.

Që të dyja ekipet besojnë se holandezi do të largohet nga ‘Old Trafford’ në fund të sezonit edhe nëse Unitedi arrin të fitojë finalen e FA Cup duke mposhtur rivalin Manchester Cityn të shtunën e ardhshme.

Gjiganti gjerman po synon të gjejë një pasues ideal të Thomas Tuchel pasi ish-trajneri i Chelseat tashmë është konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, pasi bisedimet për ta bindur atë të qëndrojë nuk kanë sjellur rezultat.

Ajaxi në anën tjetër po synon që ta rikthejë Ten Hagun në Amsterdam pasi përpjekjet e tyre për të emëruar Graham Potter dështuan me këtë të fundit që refuzoi ofertën e gjigantit holandez.

Lexo po ashtu Gjiganti italian kontakton Man Unitedin për transferimin e Greenwood

Ironikisht, që të dy Tuchel dhe Potter janë në mesin e kandidatëve për të zëvendësuar Ten Hagun në ‘Old Trafford’.

Aksionari i ri i Unitedit, Sir Jim Ratcliffe, do të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e trajnerit pas finales së FA Cup.

‘Djajtë e Kuq’ e gjejnë veten në pozitën e tetë në tabelë përkundër faktit që kanë shpenzuar 440 milionë euro në afatin kalimtar gjatë regjimit dyvjeçar të Ten Hag./Telegrafi/

Exit mobile version