Kur bëhet fjalë për t’u bërë ekspert i udhëtimeve, është e drejtë të thuhet se stjuardesat ndoshta dinë më shumë se kushdo tjetër.
Ato shpesh ndajnë përvojat e tyre, dhe këshilla përmes të cilave mund të mësojmë shumë edhe ne.
Ngjashëm së fundmi e ka bërë edhe stjuardesa Demi Bonita, e cila udhëton në lokacione të panumërta dhe akomodohet në hotele të ndryshme.
Ajo është bërë sensacion në Instagram me truket dhe këshillat e saj.
Bonita postoi një video së fundmi në këtë platformë përmes secilës tregonte se cilat janë gjërat e para që ajo bën pasi të akomodohet në hotel.
Me të hyrë në dhomën e hotelit, ajo sigurohet që të mbyll derën menjëherë për çështje sigurie. E dyta është inspektimi i shtratit për insekte të padëshiruara.
Ajo pohon se fatmirësisht nuk i është dashur të ballafaqohet me insekte shtrati gjatë qëndrimeve të saj.