Michele Norris, një kolumniste në The Washington Post, ka dhënë dorëheqjen, duke e bërë atë punonjësen më të fundit që largohet për shkak të vendimit të gazetës për të mos mbështetur zëvendëspresidenten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Norris e ndau lajmin në një postim X të dielën, përcjell Telegrafi.
“Vendimi i Washington Post për të mos lejuar mbështetjen që ishte shkruar dhe miratuar në zgjedhjet ku rrezikohen parimet thelbësore demokratike ishte një gabim i tmerrshëm dhe një fyerje ndaj standardit të vjetër të gazetës për mbështetjen e rregullt të kandidatëve që nga viti 1976”, shkroi ajo.
Washington Post tha të premten se nuk do të mbështeste ndonjërin prej kandidatëve presidencial të SHBA-së, duke zemëruar disa nga stafi redaktues, duke përfshirë redaktorin Robert Kagan, i cili gjithashtu dha dorëheqjen të premten.
Kagan e quajti vendimin një “kapitullim të parakohshëm” ndaj Donald Trump.
Botuesi dhe CEO, Will Lewis shkroi në një rubrikë të premten se vendimi u mor për të lejuar lexuesit e Postit të “vendosin vet” se për kë të votojnë në zgjedhjet presidenciale.
Ndryshe, gazeta botoi një artikull të veçantë të premten duke raportuar se pronari i saj, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, përfundimisht bëri thirrjen për një vendim të tillë. /Telegrafi/