Telegrafi

Dy derra dhe një dhi arratisen në një qark të shtetit Illinois

Shpëtuesit e kafshëve po ndihmojnë autoritetet në një qark të Illinois të kërkojnë një treshe të pazakontë të arratisurish – dy derra dhe një dhi.

Zyra e Sherifit të Qarkut Grundy tha se oficerët e kontrollit të kafshëve po kërkojnë për dy derrat, të cilët kërkuesit i kanë quajtur “Bonnie dhe Clyde”.

Zyra e sherifit i kërkoi kujtdo që vë re “të arratisurit” të raportojë vendndodhjen e tyre në vend që të përpiqet t’i kapë, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Organizata Chicagoland Pig Rescue, e cila po ndihmon me kërkimin, tha se derrat besohet se kanë bredhur në zonë për rreth një muaj.

“Ata definitivisht nuk janë derra të egër dhe me shumë gjasa janë braktisur nga ish-pronarët, gjë që për fat të keq e kemi parë se është në rritje”, deklaroi Phoebe Conner, bashkë-drejtoreshë e Chicagoland Pig Rescue.

Chicagoland Pig Rescue po ndihmon gjithashtu oficerët e kontrollit të kafshëve të gjurmojnë një dhi të ndotur që endet lirshëm në zonë ditët e fundit. Derrat u panë për herë të fundit në zonën e Mazon, ndërsa dhia u pa jashtë zonës Kinsman. /Telegrafi/