Site icon Telegrafi

“Dy data, dy televizione”, kur mund të mbahet debati i parë mes Harrisit dhe Trumpit

Fox News ka propozuar 17 shtatorin, si datë për debatin e parë presidencial midis Donald Trumpit dhe Kamala Harrisit.

Jay Wallace, presidenti dhe redaktori ekzekutiv i Fox News Media, u dërgoi letra ekipeve të fushatës së kandidatit republikan dhe demokrat për debat, i cili do të zhvillohej në Pensilvani.

“Ne jemi të hapur për diskutim mbi datën, formatin dhe vendndodhjen e saktë – me ose pa audiencë”, tha Wallace.

Lexo po ashtu Trump paraqiti një ankesë kundër Harrisit - republikanët thonë se demokratja nuk ka të drejt të shfrytëzojë 'paratë' e Bidenit

Ndërkohë, ABC News ka planifikuar të organizojë një debat më 10 shtator, shkruan skynews.

Kujtojmë se republikani Trump tashmë ka mbajtur një debat televiziv me kandidatin demokrat, Joe Biden, i cili gjatë fundjavës i dha fund garës për president pas paraqitjes katastrofale në debat.

Ndryshe, zgjedhjet për presidentin e ri amerikan pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë). /Telegrafi/

Exit mobile version