Dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Shqipëri, një shpërthim ka ndodhur në zyrën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Dyshohet të jetë shkaktuar nga një sasi tritoli.
“Durrës, shpërthim në zyrën e LSI-së. Dyshohet të jetë shkaktuar nga një sasi tritoli”, raporton Top Channel.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme, ndërsa raportohet se policia ka nisur hetimet.
Ndryshe, ditëve të fundit, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme ka pasur acarim raportesh dhe fjalor të ashpër ndërmjet Edi Ramës dhe Ilir Metës.