Site icon Telegrafi

Durmishi: Propozimi për kufizimin e marzheve për produktet ushqimore bazë do të dorëzohet nesër ose pasnesër

Ministria e Ekonomisë në RMV, Besar Durmishi thotë se nesër ose më së voni pasnesër, duhet t’ia dorëzojë Qeverisë propozimin për Kufizimin e Marzheve për Produktet Bazë Ushqimore.

Ai deklaroi sonte se do të mbulohen produktet nga shporta konsumatore e vjeshtës, të cilat do të plotësohen me produkte joushqimore me marzhe të larta të rritura.

“Do të ketë rreth 100 grupe produktesh. Do të shtohen edhe produktet joushqimore sepse nga analiza e Inspektoratit Shtetëror të Tregut ka rezultuar se ka produkte të tilla ku marzhi është rritur. Vendimi do të jetë i vlefshëm deri më 30 prill dhe do të mbulojë të dyja festat e mëdha Pashkët dhe Ramazanin”, tha Durmishi për “Sitel”.

Durmishi shtoi se në dukje se analiza e Inspektoratit Shtetëror të Tregut tregon se shitësit me pakicë kanë përdorur marzhe prej 5 deri në 20 për qind për produktet ushqimore bazë dhe 20 deri në 30 për qind marzh fitimi bruto për produktet jo-ushqimore jo bazë./Telegrafi/

Exit mobile version