Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami sonte (e hënë) kanë organizuar natën e dytë të dasmës.
Kjo ceremoni po zhvillohet në një prej resorteve më luksoze në Prizren me shumë të ftuar VIP.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar imazhe të ndryshme , gjersa disa prej tyre kanë zbuluar edhe dukjen e çiftit që sonte po martohen.
Ata duken shumë elegant dhe të freskët, gjersa është Qëndresa ajo që rrëmben më së shumti vëmendjen me fustanin e bardhë.
Labi gjithashtu duket i shkëlqyeshëm në një kostum të hirtë.
Atmosfera që po mbizotëron në këtë dasmë duke simpatike, të paktën sipas imazheve që qarkullojnë në rrjetet sociale. /Telegrafi/