Arda Guler shënoi golin e parë në fanellën e Real Madridit, që kur iu bashkua klubit në verën e vitit të kaluar.
Sensacioni turk u fut në lojë në minutën e 90-të në vend të Vinicius Junior, ndërsa nuk shkuan as pesë minuta nga goli i tij i parë në fanellën e bardhë.
Me golin e tij, Real Madridi kompletoi fitoren 4-0, ndërsa tashmë kanë filluar të bëhen ngjashmëri mes tij dhe Mesut Ozilit.
Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se të ngjashme janë golat e para në fanellën e Real Madridit për të dy lojtarët.
Ozil kishte një kohë fantastike të Los Blancos, ndëra Guler do shpresojë që të kalojë turko-gjermanin.
Po ashtu, Guler u bë lojtari më i ri turk që shënon në La Liga, edhe pse ka luajtur vetëm 87 minuta deri më tani në këtë edicion. /Telegrafi/