Site icon Telegrafi

‘Duket mirë për moshën e saj’ – Anne Hathaway merr komplimente për dukjen gjatë një interviste

(Foto: Instagram/annehathaway)

Anne Hathaway është gëzuar me reagimet e fansave lidhur me dukjen e saj në moshën 40 vjeçare.

Aktorja ka marrë komplimente të shumta për pamjen e saj dhe është kënaqur me mesazhet e fansave.

Lexo po ashtu Sqarimi i trajnerit të Blake Lively për formën e shkëlqyer pas shtatzënisë: Nuk po bëjmë asgjë të pashëndetshme

40-vjeçarja ka reaguar ndaj disa prej komenteve që mori për dukjen e saj gjatë një interviste të realizuar për Today më 18 shtator. Duke komentuar se si u bë e famshme në vitet e adoleshencës, ajo kujtoi gjithashtu disa nga keqkuptimet që ekzistonin për plakjen në Hollywood.

“Kam nisur të merrem me këtë biznes që në moshën 17 vjeçare, në një epokë krejt tjetër”, është shprehur ajo duke theksuar perceptimin se kishte një kufi imagjinar në vitet pas të cilave gjithçka ndryshon.

Lexo po ashtu E cilësuar si ‘e mira e Hollywoodit’, Anne Hathaway kritikohet për sjelljet e saja gjatë një interviste

Hathaway vazhdoi të ndante këndvështrimin e saj të sinqertë dhe të përditshëm për plakjen, pasi prezantuesja e pyeti se si do t’u përgjigjej komplimenteve të tilla si: “Oh, po plakeni me hijeshi” ose “Oh, ju dukeni shumë mirë për moshën tuaj”.

“Nuk mendoj për moshën. Për mua, plakja është një tjetër fjalë për jetën. Nëse njerëzit duan të të komplimentojnë, kjo është mirë”, është shprehur ylli “The Devil Wears Prada”. /Telegrafi/

Exit mobile version