Site icon Telegrafi

Dukagjini mposht Flamurtarin në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë

Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit me rezultat 2-1 në një ndeshje të tensionuar sidomos në fundin e saj.

Të dy skuadrat e kishin mbyll kampionatin e rregullt në pozitat e dytë në grupet A dhe B.

Dukagjini si fitues duhet ta zhvillojë edhe një ndeshje që të futet në Superligë, ku do të takohet me skuadrën e Superligës që e mbyll në vendin e tetë.

Ndeshja nisi më mirë për Dukagjinin që kishin disa raste me Labionit Osmanin, por nuk arriti të shënonte.

Klinasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të, kur Fatlum Gashi shënoi gol të bukur nga goditja e lirë.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Dukagjini arriti të shënojë golin e dytë në minutën e 71-të kur Labinot Osmani shmangu bukur një mbrojtës dhe shënoi për 2-0.

Në minutën e 75-të klinasit mbetet me dhjetë lojtarë, kur Rinor Kuqi u ndëshkua me karton të kuq.

Flamurtari arriti ta hap ndeshjen në minutën e 83-të kur Bashkim Shala shënoi me kokë për 2-1.

Deri në fund të dy skuadrat morën edhe nga një karton të kuq shkaku i protestave dhe starteve të pakontrolluara.

Pas një jave Dukagjini e zhvillon ndeshjen jetike, ku luan barazh me njërën prej skuadrave të Superligës që e mbyll në vendin e tetë. /Telegrafi/

Exit mobile version