Dukagjini ka marr fitoren e dytë radhazi në Albi Mall Superligë, teksa ka mposhtur Drenicën me rezultat të pastër 2-0.
Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ka mposhtur një kundërshtar direkt për mbetjen në elitë dhe tre pikët e fituara sot i japin komoditet në tabelë.
Ishte minuta e 12-të e ndeshjes kur Otto John kaloi klinasit në epërsi falë një goli të realizuar brenda zonës së rreptësisë për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesën e dytë klinasit e nisën më mirë, kur vetëm pas dy minutash shënuan golin e sigurisë.
Ishte mbrojtësi anësorë Arbër Shala që u përkujdes për 2-0.
Deri në fund Dukagjini u mbrojt mirë dhe arritën fitoren e dytë radhazi, derisa Drenica pëson humbjen e dytë të njëpasnjëshme.
Me tre pikët e fituara sot, Dukagjini ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë, derisa Drenica mbetet e fundit në tabelë me 23 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Trepça ’89, derisa Drenica pret Prishtinën. /Telegrafi/