Një urë e re 1 kilometër e gjatë u hap të dielën në Dubai, duke lehtësuar shumë fluksin e trafikut nga rruga Hessa në rrugën Al Khail, njoftoi Autoriteti i Rrugëve dhe Transportit (RTA).
Ura me dy korsi ka reduktuar kohën e udhëtimit nga rruga Hessa në rrugën Al Khail nga 15 minuta në vetëm tre minuta, shtoi RTA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ura siguron një lidhje trafiku “të qetë” me qendrën e qytetit të Dubait dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.
#RTA opens a key bridge connecting Hessa Street to Al Khail Road. Spanning 1,000 metres, the bridge is part of a major project to develop four intersections along Hessa Street. It significantly reduces travel time between the two streets from 15 minutes to just 3 minutes while… pic.twitter.com/4aB2L2yEJ7
— RTA (@rta_dubai) December 22, 2024
RTA njoftoi gjithashtu se 54 për qind e projektit të zhvillimit të Rrugës Hessa, 689 milionë Dhah (rreth 180 milionë euro), i cili përfshin përmirësimet e katër kryqëzimeve kryesore, është përfunduar.
Të gjitha kryqëzimet pritet të jenë plotësisht funksionale në tremujorin e katërt të vitit 2025. /Telegrafi/