Site icon Telegrafi

“Dua t’i shënoj Real Madridit që në debutim” – Zaniolo flet si lojtar i Atalantas

Nicolo Zaniolo rikthehet në Itali për ta kthyer karrierën së tij në rrugën e duhur, duke nënshkruar me Atalantan.

Anësori italian u prezantua te Atalanta, teksa theksoi se nuk i sheh bergamaskët si shansin e tij të fundit të karrierës, ndërsa shprehu dëshirën për t’i shënuar gol Real Madridit në finalen e Superkupës së Evropës më datë 10 gusht.

“Unë nuk e ndjej shumë presionin, duhet të jap maksimumin jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Do të ndjek me përpikëri këshillat e trajnerit”.

“Nuk e shoh Atalantën si shansin tim të fundit, por e shoh si një mundësi për t’u rikthyer në versionin më të mirë”.

“Është një shans që nuk dua ta humbas. Objektivi im është të jem në 100% ndaj Realit. Ndaj, atyre kam debutuar më parë, por nuk i kam shënuar. Tashmë, me Atalantën dua t’i shënoj gol Real Madridit. Shpresoj që t’ia dalë”, ka thënë Zaniolo. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version