Duke punuar me Fondacionin Booker Prize, Dua Lipa vizitoi kohët e fundit HMP Downview, një burg për gra në Surrey, për të marrë një vështrim të drejtpërdrejtë të Books Unlocked, një program i krijuar nga BPF dhe National Literacy për të nxitur një kulturë të leximit për njerëzit e burgosur.
Kjo vjen pasi këngëtarja Dua Lipa, kohët e fundit hapi një klub librash të sajën, të cilën e promovoi në kuadër të podkastit të saj, “Dua Lipa at Your Service”, shkruan LitHub.
“Ishte thjesht një lloj futjeje në dhomë dhe kuptimi i librave që duan të lexojnë në kohën e tyre, se si kjo i bën të ndihen, se si kjo ka qenë në gjendje t’i ndihmojë ata të kuptojnë emocione dhe ndjenja të ndryshme”, thotë Dua.
Artistja e hitit “New Rules” shtoi se këto gra i dhanë frymëzim dhe u ndje e privilegjuar që pati fatin t’i vizitojë.
“Ka qenë vërtet frymëzuese dhe jam ndjerë shumë e privilegjuar të jem në atë dhomë për ta përjetuar atë me to”, shtoi tutje.
Faqja ‘Serivce25’ e cila publikon pdokastet e Duas, publikoi një video të kësaj vizite në rrjetin social Instagran, me Duan të cilës duket se i ngelën mbresa të mira kjo vizitë.
“Muajin e kaluar, themeluesja jonë Dua Lipa iu bashkua grupit të leximit në HMP Downview, një burg për gra në Surrey, Angli. Vizita u bë me ftesë të Books Unlocked, një partneritet midis Fondacionit Booker Prize dhe National Literacy Trust që mbështet njerëzit në burgje dhe institucionet e të rinjve për të dënuar, të lexojnë për kënaqësi dhe për të forcuar aftësitë e tyre letrare”, thuhet në njoftim.
Dua iu bashkua grave në një bisedë rreth dashurisë së tyre të përbashkët për librat, se si leximi ndihmon në ndërtimin e miqësive dhe komunitetit dhe se si mund të ndihmojë në përgatitjen e grave për jetën përtej burgut. /Telegrafi/