Site icon Telegrafi

Dua Lipa sjell pamje të tjera nga festa e ditëlindjes së 28-të, e lumtur në krahët e të dashurit të ri

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka festuar ditën e djeshme (e martë) ditëlindjen e 28-të.

Ajo me këtë rast ka udhëtuar për në Ibiza së bashku me familjarët, miqtë si dhe të dashurin e saj, regjisorin Romain Gavras.

E njëjta fillimisht shtroi një darkë luksoze për të pranishmit e më pas festuan deri në orët e mëngjesit.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja nga Kosova ka ndarë disa pamje nga festa, ku shihej me një fustan të kuq të çarë nga njëra anë.

Lexo po ashtu Brenda festës së ditëlindjes të 28-të të Dua Lipës në Ibiza me miqtë dhe të dashurin Romain Gavras

“Darka e ditëlindjes”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Dukjen e kompletoi me një sërë byzylykësh, një të markës Chanel si dhe vathë të tillë.

Në një nga imazhet krijuesja e hitit “Levitating” u shfaq mbi prehrin e të dashurit të saj të ri.

Foto: Screenshot/Facebook

Ata duket se po shijojnë lidhjen në masë të madhe dhe se së fundmi kanë qenë bashkë në pushime edhe në Greqi e Shqipëri.

Romain më parë ka qenë i dashuri i artistes tjetër të famshme, Rita Orës. /Telegrafi/

Exit mobile version