Të hënën është mbajtur një koncert i madh recital në Teatrin “Argentina” të Romës.
Zërat më të mirë shqiptarë kanë kënduar në nderim të figurës së madhe heorike shqiptare, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut – Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Ermal Meta, Elhaida Dani, Genc Tukiçi, Erza Muçolli e shumë të tjerë kënduan këngë të njohura para publikut.
Në fund të koncertit, ata janë mbledhur të gjithë së bashku, dhe kanë kënduar para publikut këngën e famshme “Luleborë”.
Në një video të hedhur në Instagram nga Elhaida, shfaqen artistët në qendër të teatrit ndërsa interpretojnë të gjithë njëzërit.
E entuziazmuar që këndon shqip shihet Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila ka arritur majat në tregun ndërkombëtar të muzikë.
“Do e mbaj mend diten e djeshme si nje dite plot emocione. Ishte nje nder te isha e ftuar ne kete event dhe te ndaja skenen me ju! Faleminderit Ambasades Shqiptare ne Vatikan, per ftesen dhe organizimin e ketij eventi ne kuader te vitit te Skenderbeut”, ka shkruar Elhaida Dani në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/