Nga sot (e enjte) ka nisur festivali “Sunny Hill” që do të mbahet përgjatë katër ditëve, deri më 7 gusht (e diel).
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nga mbrëmë ka arritur në Prishtinë dhe pritet të performojë sonte, pikërisht në natën e parë të festivalit.
Kur kanë mbetur edhe pak orë para ngjitës në skenë të yllit të muzikës, ajo ka mbajtur një konferencë për media.
26-vjeçarja u shpreh se ndihet krenare dhe shumë e lumtur për faktin që ndodhet sërish në vendin e saj teksa tha se të gjithë vëmendjen e ka tek performnaca e sotme.
“Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë për zemër, ndjehem krenare që jam këtu, vëmendjen e kam patur vetëm të performanca, shpresoj që do të iu pëlqej e të kënaqemi, po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, u shpreh Dua.
Kujtojmë që krahas Duas, yjet të tjera që do të performojnë në “Sunny Hill Festival” janë edhe J Balvin, Skepta, Diplo dhe Mahmood.
Ndërkohë, në festival do të performojë edhe një numër i madh i emrave të estradës shqiptare. /Telegrafi/