Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Ajo së fundi ka dhënën një intervistë për revistën amerikane “Time” teksa ka folur për ditët e para të karrierës si këngëtare.
Pos si artiste, ajo ka filluar të ftohet të merr pjesë edhe në reklama të markave botërore.
Atë së fundi mund ta shohim në spotin e telefonit të mençur “Google Pixel”. Pixel 2 do të vijë në variantet Kinda Blue, Clearly White dhe Just Black. |
Çmimi i telefonit pritet të jetë 650 dollarë për modelin 64GB dhe 750 dollarë për modelin 128GB.
Ndryshe, kënga e fundit e Dua është “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar rreth 380 milionë herë në YouTube.
Lipa ka nisur një turne anembanë Britanisë së Madhe ndërsa po punon në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/