Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të dielën (23 gusht) festoi ditëlindjen e 26-të.
Kremtën e këtij përvjetori, ylli i muzikës pop e kaloi me miqtë dhe të afërmit përfshirë këtu të dashurin e saj, Anwar Hadid, motrën Rina Lipën si dhe motrën e modelit amerikan, Bella Hadid.
Të njëjtit shijuan një ditë të mrekullueshme, gjersa nuk munguan as pamjet të cilat zbuluan më shumë se çfarë saktësisht ndodhi.
Së fundmi, krijuesja e “Levitating” ndau disa momente të tjera ku shfaqet me veshje të ndryshme.
Ajo u komentua për kostumin me kristale e po ashtu edhe me një kapelë të veçantë.
Në secilën prej imazheve, këngëtarja nga Kosova dukej e lumtur krah partnerit të saj – me të cilin është prej më shumë se dy vitesh.
Dua duhet theksuar se ka një raport shumë të afërt edhe me motrat e Anëar, Gigin dhe Bellan, nga të cilat mori urime të përzemërta.
Krahas kësaj, sukseset e Dua Lipës ndër vite kanë qenë të mëdha e me çmime të shumta. /Telegrafi/