Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke qëndruar prej disa ditësh në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill”.
Ajo ditën e djeshme (e premte) është nderuar me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.
Kurse sot (e shtunë), posta e Kosovës ka lansuar pullën që i dedikohet po ashtu krijueses së hitit “Levitating”.
Kjo është prezantuar nga Fakete Kadiu, ushtruese e detyrës së kryshefes ekzekutive të Postës së Kosovës.
Ajo theksoi se Dua ka arritur të jetë e pëlqyer nga miliona fansa, duke shtuar se kjo ka ndikuar edhe në promovimin vendit.
Lidhur me këtë, 26-vjeçarja është shprehur falënderuese dhe tha se do të vazhdojë të këndojë e ta promovojë Kosovën.
“Faleminderit shumë. Faleminderit shumë. Do të vazhdoj të punoj çfarëdo që mundem që ta ngris Kosovën edhe më lartë”, tha Lipa.
Dua theksojmë që ka performuar në natën e parë të “Sunny Hill Festival” më 4 gusht (e enjte).
Ajo ndodhet në Kosovë bashkë me të babanë Dukagjinin, të ëmën Anesën si dhe motrën Rinën e vëllanë, Gjinin. /Telegrafi/