Në një test virtual të mbajtur nga ushtria amerikane, një dron i forcave ajrore i kontrolluar nga inteligjenca artificiale vendosi që të “vriste” operatorin e tij për ta parandaluar atë të ndërhyjë në përpjekjet e tij për të arritur misionin e tij, tha një zyrtar muajin e kaluar.
Inteligjenca artificiale përdori “strategji të papritura për të arritur qëllimin e tij” në testin e simuluar, deklaroi gjatë Samitit Future Combat Air and Space Capabilities në Londër në maj, koloneli Tucker “Cinco” Hamilton, udhëheqës i testeve dhe operacioneve të inteligjencës artificiale në forcat ajrore të SHBA-së,
The Guardian shkruan se Hamilton përshkroi një test të simuluar në të cilin një dron i fuqizuar nga inteligjenca artificiale këshillohej të shkatërronte sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut dhe në fund sulmoi këdo që ndërhynte në atë urdhër, transmeton Telegrafi.
“Sistemi filloi të kuptonte se ndërkohë që ata identifikonin kërcënimin, ndonjëherë operatori njerëzor i thoshte të mos e eliminonte atë kërcënim, por droni pikët e tij i merrte duke e vrarë eliminuar kërcënimin”, tha Tucker.
“Pra, çfarë bëri? Ajo vrau operatorin. Ajo vrau operatorin sepse ai person po e pengonte atë të përmbushte objektivin”, bëri të ditur ai.
“Ne trajnuam sistemin dhe i thamë – ‘Hej, mos e vrit operatorin – kjo është gjë e keqe. Do të humbisni pikë nëse e bëni këtë’. Pra, çfarë fillon të bëjë droni? Fillon të shkatërrojë kullën e komunikimit që operatori përdor për të komunikuar me të për ta ndaluar atë të eliminojë objektivin”, shtoi ai ndër të tjera. /Telegrafi/