Site icon Telegrafi

Driton Pacollin, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, ndihmojeni përmes SMS në Vala

Operatori Telefonik Vala është treguar e gatshme për t’i ndihmuar 36 vjeçarit, Driton Pacolli, nga Prishtina i cili ka nëntë muaj që ka mbetur i palëvizshëm dhe i është vështirësuar edhe frymëmarrja.

Kjo pasi që atij i është shfaqur një problem tek unazat e qafës, gjë e cila e ka paralizuar në të ecur e madje duke i shkaktuar probleme edhe në të folur.

Lexo po ashtu Driton Pacolli ka nevojë për ndihmën tuaj që të operohet, ai vuan nga një sëmundje e rëndë e cila e ka paralizuar

Vala ka ofruar numrin e telefonit 55103 , në të cilin ju mund të dërgoni mesazhe për ta ndihmuar Dritonin. Një mesazh kushton një euro.

Ndryshe mjeku i cili e ka kontrolluar ka kërkuar që sa më shpejt të hyjë në operacion, i cili kushton 18 mijë e 500 euro dhe nuk mund të kryhet në Kosovë.

Mirëpo, shuma e operacionit të Dritonit prej 18 mijë e 500 eurosh është e papërballueshme për familjen e tij. Për këtë arsye familja Pacolli kërkon ndihmën e bamirësve që ta ndihmojnë që Dritoni të shërohet sa më shpejt.

Numrat ku mund të kontriboni për Dritonin janë:

Vala në numrin 55103 duke dërguar mesazh.

Raiffeisen Bank: 1501150002521585, Swift Code: RBKOXKPRXXX

Numri i Telefonit ku mund të kontaktoni familjarët e Dritonit për ndihmë është: +383 45 555 610.

Ndërkohë, për të gjithë ata që ndodhen jashtë shtetit, mund të kontribuojnë përmes këtyre të dhënave:
IBAN: XK051501150002521585, Swift Code – BIC: RBKOXKPR.

Edhe drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se ka ndihmuar Driton Pacollin me dy mijë euro.

Lexo po ashtu Humanisti Kastrati ndanë dy mijë euro për Driton Pacollin, apelon për ndihmë

Po ashtu këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri – Labi, ka kërkuar ndihmë për Driton Pacollin, madje ia kanë depunuar 500 euro./Telegrafi/

Exit mobile version