Site icon Telegrafi

Drita siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, dominon Prishtinën e Re

Drita ka fituar me rezultat të thellë 0-4 në udhëtim te Prishtina e Re në kuadër të çerekfinale së Kupës së Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale.

Klubi gjilanas ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke qenë një nga katër ekipet që synon trofeun, i cili mund t’i dërgoj në garat evropiane.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe dy gola.

Goli parë i ndeshjes erdhi në minutën e shtatë me anë të Rron Brojës, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Veton Tusha (45’) shënoi për 0-2.

Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi përsëri me lojë më të mirë, duke shënuar edhe dy gola tjerë dhe duke siguruar fitoren.

Goli parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 51-të me anë të Arb Manajt, i cili shënoi për 0-3, ndërsa në minutën e 59-të u vulos fitorja 0-3 dhe kalimin në gjysmëfinale.

Kështu, Drita në gjysmëfinale i bashkohet Prishtinës, Drenicës dhe Llapit. /Telegrafi/

Exit mobile version