Site icon Telegrafi

Drita për ta shpëtuar sezonin, Dukagjini për tu rikthyer në elitë

Ditën e shtunë është zhvilluar ndeshja e parë e barazhit për tu futur në Superligë.

Vllaznia e Pozhoranit bëri mrekulli duke larguar nga elita e futbollit kosovar Ferizajn dhe duke u futur vetë pas ekzekutimit të penalltive.

Ndërkohë ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e dytë e barazhit.

Në stadiumin ‘Riza Lushta’ do të përballet Drita me Dukagjinin e Klinës.

Gjilanasit llogaritën favoritë në këtë sfidë falë përvojës më të madhe.

Për Dritën ndeshja ndaj Dukagjinit është e treta radhazi që po e luan në barazh në tri vitet e fundit.

Ndërkohë për Dukagjinin e dyta pasi vitin e kaluar u eliminua nga Drenica. /Telegrafi/

Exit mobile version