Ilir Blakcorri është largimi i radhës nga skuadra e Dritës.
Mbrojtësi i majtë largohet nga skuadra gjilanase pas katër viteve qëndrim me fanellën bardhekaltër.
Ka qenë faqja zyrtare e Dritës që ka konfirmuar shkëputjen e kontratës me mbrojtësi llapjan i cili ka luajtur në 132 ndeshje në të gjitha garat për klubin gjilanas.
Drita e ka falënderuar Blakcorrin për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:
FALEMINDERIT ILIR
Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Ilir Blakçori. Blakçori erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katër vjeqare arriti 132 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Klubi jonë e falënderon ILIRIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.
Paq fat ILIR BLAKÇORI. /Telegrafi/