Drita është kampione e Superligës së Kosovës në futboll dhe kjo ka bërë që të përfaqësojë vendin tonë në Ligën e Kampionëve.
Gjilanasit kanë mësuar edhe kundërshtarin e parë të raundit paraprak që do të mbahet në shtetin e Gjibraltarit.
Bardhekalërit do të takohen me skuadrën nga Andorra, Santa Coloman, e cila është shpallur kampione e vendit të vetë.
Në rast të fitores, në finale do të takohet me fituesit mes klubit të San Marinos, La Fiorita dhe Lincoln Red Imps e Gjibraltarit.
Theksojmë se fituesi i këtij mini turneu do të merr pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve në të kundërtën do të kenë rast të marrin pjesë në Ligën e Evropës.
Në fakt, tre ekipet humbëse transferohen në raundin e dytë kualifikues të ligës së dytë më prestigjioze evropiane për klube.
Kujtojmë se takimin e parë Drita do ta zhvillojë më 26 korrik ndërsa në rast se arrin finalen, atëherë do të luan tre ditë më vonë (29 korrik). /Telegrafi/