Pas shakasë me lule të organizuar nga Gjesti, afrimiteti mes Edit dhe Drilonit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova vazhdoi të jetë në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe, dyshja u “bashkua” simbolikisht me një unazë, një moment që shkaktoi shumë të qeshura mes banorëve.
“Kjo unazë do të na bashkojë deri në vdekje ne shoqërinë tonë”, tha Edi me humor, duke iu drejtuar Drilonit tek këndi i ‘Etna Group’ te dhoma e gjumit. Ky gjest u bë shkas për një atmosferë të gjallë dhe plot argëtim brenda shtëpisë, ku banorët e tjerë nuk e kursyen as ironinë dhe as batutat.
Xuxi, duke mos e lënë momentin të kalojë pa një koment humoristik, iu drejtua Drilonit me thirrjen “oj çika jeme e bukur,” ndërsa ky i fundit kishte veshur taka si pjesë e një ndëshkimi nga “Vëllai i Madh”. Takat e Drilonit u bënë menjëherë qendra e vëmendjes, duke nxitur edhe më shumë humor mes banorëve.
Për të ndihmuar Drilonin të ecte me taka, Edi dhe Pauli iu bashkuan situatës, ndërsa banorët e tjerë i këndonin këngë tallëse si “Lona, oj bukuroshe” dhe e thërrisnin “Drilona, Drilona.”
Këto momente argëtuese jo vetëm që krijuan një atmosferë pozitive brenda shtëpisë, por gjithashtu u bënë temë e komentimeve të shumta në rrjetet sociale.
Banorët, me sensin e tyre të humorit, treguan se edhe në një lojë të mbushur me strategji dhe tensione, momentet e çiltërsisë dhe argëtimit mbeten të paçmueshme. /Telegrafi/