Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.
Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.
Drilon Hazrollaj – “Sulmuesi më i mirë i Vitit” dhe “Lojtari më i miri i Vitit nga lexuesit e Telegrafit”
Pa dyshim që shpërthimi në vitin e fundit në futbollin e Kosovës, ishte sulmuesi i Malishevës, Drilon Hazrollaj.
Ai ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjet e ekipeve në Superligën e Kosovës, ndërsa fal paraqitjeve të tij ai e dërgoi Malishevën për herë të parë në histori në garat ndërkombëtare.
Pas paraqitjeve të mira, Drilon Hazrollaj ka marr ftesë edhe nga Kombëtarja e Kosovës, por që nuk ka debutuar ende.
Ai në vitin 2024 kishte 31 ndeshje, ku shënoi 23 gola dhe dhuroi edhe gjashtë asistime.
Hazrollaj ka fituar edhe çmimin “Më i miri nga lexuesit” për vitin 2024, çmim i cili dhurohet për herë të tretë këtë vit nga redaksia e sportit në portalin numër një në vend Telegrafi.
Në këtë sondazh ku ishin plot 12 futbollistë, pati 10,000 vota, të cilat zgjodhën edhe fituesin.
Fitues i çmimit “më i miri nga lexuesit” ishte mbrojtësi i Drilon Hazrollaj, i cili fitoi 38 për qind të vota të përgjithshme.
/Telegrafi/