Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Policia e Kosovës nuk duhet të tërhiqet komplet nga veriu i vendit.
Sipas tij, tërheqja do duhej bërë nga ndërtesat komunale.
“Policia nuk guxon të tërhiqet komplet nga veriu, ndërsa policia mund të tërhiqet nga ndërtesat komunale të cilat janë të rrezikuara. Policia duhet të mbetet, nuk jam që të mbetet e gjithë njësia speciale, por rendi dhe ligji duhet të mbahen nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.
Ai në emisionin “Five”, ka thënë se në veri duhet të krijohen sa më parë kushtet për zgjedhje të reja.
“Duhet së pari të krijohen kushtet për zgjedhje të reje, të fillon jeta normale, edhe ata njerëz duhet të kenë jetë normale, nuk është jetë normale të dalin çdo ditë në protesta”, ka thënë ai.