Gani Dreshaj nga radhët e AAK-së, ka falënderuar qytetarët e Istogut të cilët dolën për të zgjedhur të parin e komunës edhe për katër vjetët e ardhshme, ndërsa ka bërë me dije se nuk do të lejojë që fitorja t’i merret në tavolinë.
“Istogu votoi për të tretën herë për ndryshim.
I falënderojë qytetarët e Istogut për këtë mundësi, ani pse për fajin e dikujt tjetër u desh të dilej në votime.
U rikonfirmua fitorja ime përsëri dhe më nuk do të lejoj që të më merret fitorja në tavolinë.
Tani pres rezultatet me postë dhe me kusht për të thelluar rezultatin e fitores”, ka shkruar Dreshaj në profilin e tij në Facebook.