Drenusha Latifi ka reaguar me një postim për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo bën një falënderim të sinqertë për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
Thekson se ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme që do ta mbajë mend gjatë.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Të dashur ndjekës dhe mbështetës,
Dua t’ju shpreh një falënderim të sinqertë për të gjithë ju që ishit pjesë e aventurës time në Big Brother VIP Kosova. Pjesëmarrja në këtë spektakël ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, e cila do të mbetet gjithmonë në zemrën time.
Çdo moment që kalova brenda shtëpisë, çdo sfidë dhe çdo gëzim i ndarë me ju, ka ndikuar në formimin e kujtimeve të paharrueshme. Ju falënderoj për mbështetje, për energjinë pozitive dhe për dashurinë që më keni dhuruar.
Shpresoj të vazhdojmë të ndajmë momente të bukura dhe të jemi gjithmonë të lidhur, sepse ju jeni ata që e bëni gjithçka të veçantë
Me shumë dashuri dhe mirënjohje”. /Telegrafi/