Drenica ka arkëtuar pikë të plota ndaj Prishtinës (2-1) në ndeshjen e javës së tetë në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj nuk dhuroi gola.
Në fraksionin e dytë, ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi me golin e Genc Hamitit (52’).
Në minutën e 63-të, Leotrim Kryeziu ia doli ta fuste topin në rrjetë për avantazh të dyfishtë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Vendasit u angazhuan në minutat në vazhdim dhe ia dolën ta barazonin rezultatin përmes Zenel Gavazajt (79′.
Nikoqirët e përmbysën rezultatin me golin e Armend Abazit nga penalltia në minutën e 85-të të takimit.
Prishtina mbetet në kuotën e 11 pikëve në vend të tretë, aq sa ka edhe Drenica një pozitë më poshtë. /Telegrafi/