Site icon Telegrafi

Drenasi realizon projektet e financuara nga Ministria e Infrastrukturës

Pas nënshkrimit të memorandumit mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Infrastrukturës për financimin e projekteve në infrastrukturë rrugore, kanë filluar punimet tre vjeçare në segmentin e rrugës Drenas-Gradicë dhe Abri-Likoc.

Asfaltimi i rrugës Drenas-Gradicë ka vlerën prej 550 mijë euro dhe rruga do të punohet në tri segmente. Në segmentin e parë do të rregullohet rruga Drenas-Çikatovë e Vjetër në gjatësi mbi 3 kilometra, në segmentin e dytë 500 metra dhe segmenti i tret 1 kilometër.

Punërkryesi do të jetë firma “Korabi”, ndërsa projekti është tre vjeçar. Po ashtu ka filluar rregullimi i rrugës Abri-Likoc që po ashtu është projekt tre vjeçar dhe vlera e investimit është 250 mijë euro që ky projekt ka fazën e dytë, por që do të punohet në katër segmente, ku ne të parin do të punohet në gjatësi prej mbi 1500 metra, ne të dytin 230 metra, në të tretin 150 metra dhe ne të katërtin 197 metra, ndërsa punëkryrësi do të jetë operatori ekonomik “Shala”.

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit do të asfaltohet edhe rruga në Komoran në vlerën prej 200 mijë eurove, por që ende nuk ka filluar, pasi që është në procedurën e prokurimit. /Telegrafi/

Exit mobile version