Site icon Telegrafi

Drejtori i Pirellit e dëshiron Messin te Interi

Javier Zanetti dhe Marco Tronchetti Provera (Foto: Getty Images)

Kampionatit italian i është shtuar vëmendja që nga ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusit.

Kështu Zonja e Vjetër është favorite për të vazhduar me tituj në Serie A, por favorit edhe në Ligën e Kampionë.

Sa herë flasim për CR7 mendja menjëherë në shkon te Lionel Messi pasi argjentinasi është lojtari i vetëm që mund ta rivalizojë atë.

Marco Tronchetti Provera (Foto: Getty Images)

Me ardhjen e portugezit në Torino, drejtori i përgjithshëm i Pirellit, Tronchetti Provera, ka dal me një ide, ylli i Barcelonës te klubi nga Milano.

“Shpresoj se Suning, posa ta lejojë Fair Play Financiar të bëjnë blerje të mëdha”, ka thënë Provera.

Lexo po ashtu Drejtori i Pirellit: Nainggolan-Icardi mund të jenë sikurse Sniejder-Milito në vitin e tripletës  

“Messi? Si mund t’i thuash jo Messit?”, shtoi ai për Tuttosport.

Vlen të theksohet se Pirelli është sponsor i Interit që nga viti 1995, por edhe ka në pronësi 0.37 për qind të aksioneve të klubit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=33v73dEIYbY

Exit mobile version