Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Mike Pompeo, vizitën e tij të parë jashtë shtetit do ta zhvillojë nesër në Turqi, raporton Anadolu Agency.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës turke mësohet se në bisedën telefonike mes presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan Donald Trump kanë qenë parësore aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë.
Ndër të tjera bëhet e ditur se në bisedë është theksuar se drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, në kuadër të vizitës me zyrtarët turq do të diskutojë për çështjet e rendit të ditës, kryesisht për PYD-në dhe FETO-n.