Please enter at least 3 characters.

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

2023/09/46454654665.jpg

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili mbeti i lënduar gjatë aksionit në Banjska Zveçani, është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës Jugore.

I njëjti po qëndron në spital dhe nesër pritet t’i nënshtrohet një operacioni. Kështu ka thënë  drejtoresha e spitalit, Luljeta Buçinca Zhubi.

“Kemi një pjesë të policisë, e cila është plagosur nga copa predhash. Në konsultim me kirurgun është konstatuar se duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje”,  tha Zhubi.

Vrasja e policit / Asnjë zë nga Lista Serbe për sulmet terroriste në veri, para 10 dite Radojçiq kishte kërcënuar publikisht Kurtin
Me fjalë të tjera, ai ka shtuar se që nga orët e hershme të mëngjesit në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicën Jugore janë trajtuar gjashtë pjesëtarë të Kosovës.

“Disa nga të lënduarit janë transferuar në Prishtinë dhe të gjithë janë liruar në shtëpi”, ka thënë Zhubi.