Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen kanë zhvilluar një ndeshje të bukur ku në fund u mbyll me rezultat 2-2.
Ndeshja nisi furishëm me të dy skuadrat që kërkonin golin që në minutat e parë, ndërsa të parët shënuan bavarezët.
Zhvillohej minuta e 7-të kur Harry Kane arriti të shënonte për 1-0.
https://twitter.com/arsenalbabe_/status/1702771638977139166
Por Bayer Leverkusen reagoi shumë shpejtë, duke i barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 24-të me Alejandro Grimaldon që shënoi nga goditja e dënimit.
Edhe pse rastet nuk munguan në pjesën e parë, gola më nuk kishte.
Në pjesën e dytë fillimisht rast të mirë kishte Kane, por që ai nuk ishte i saktë kësaj radhe.
‘Aspirinat’ ishin afër të dilnin në epërsi me Florian Wirtz dhe Victor Bonifacen, por që nuk arritën të gjenin rrjetën.
Në minutën e 86-të, Leon Goretzka e ktheu në gol asistimin e Mathys Tel, duke shënuar për 2-1.
https://twitter.com/arsenalbabe_/status/1702778946410954872
Por kjo lojë kishte ende dramë, pasi Bayer Leverkusen fitoi penallti, ku i saktë ishte Exequiel Palacios për 2-2.
Pas kësaj ndeshje të dy klubet janë në dy vendet e para me nga 10 pikë. /Telegrafi/