Një person me inicialet V. B., i moshës 33 vjeç, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, në Fier.
Sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se nga një operacion i policisë është finalizuar me sukses ku janë sekuestruar doza kokaine, gati për shitje, dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e dozave të tjera.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Telegrafi/